Aktivisti nga Londra: Pjesëmarrje masive e emigrantëve nga 14-17

0%

Diaspora është e vendosur që të bëjë tre kthime të radhës në Shqipëri, për të mbështetur protestën popullore që mbahet në Tiranë dhe sot hyn në ditën e saj të 67 të rezistencës para Kryeministrisë, ku kërkohet rrëzimi i qeverisë dhe Edi Ramës, si dhe ndryshimi i sistemit politik.

Kështu konfirmoi aktivisti i diasporës në Angli, Bledar Meti, i ftuar në një lidhje direkte me televizionin News24. Ai shpjegoi strategjinë dhe turet që po ndërmerr në Evropë për këtë organizim, kthimet e para nga 14-17 gusht dhe më pas në 12-19 shtator.

Ai shpjegoi se pjesëmarrja do të ishte masive dhe me strategji, ku do organizohen edhe takime dhe tubime, me parimin “festë dhe protestë”. “E kam thënë edhe më parë, gushti do jetë festë dhe protestë për diasporën. Ne po punojmë edhe për dy data të tjera kthimi, 14-17 gusht, ku nuk janë vetëm shqiptarët e Britanisë, por edhe të vendeve të tjera, si ata në Gjermani dhe Francë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata do marrin përkrahjen e emigrantëve në Britani dhe vende të tjera. Por është edhe kthimi i tretë që do jetë më i madhi, ndaj edhe kam marrë një tur nëpër Evropë, pra në mes datave 12 dhe 19 shator. Do të ketë shumë shqiptarë që do i bashkohen këtij kthimi.

Ndaj kam ndërmarrë edhe një turn ë Holandë, Belgjikë e të tjera, që të jetë edhe kthimi më i madh i Diasporës, ku të jemi atje jo vetëm me marshim por edhe me aktivitete më të zgjeruara”, tha meti në komentin e tij për aktualitetin e protestës.

I pyetur për rezultatet e protestës dhe vijimin e saj më tej, meti u shpreh se kryeministri Rama si pasojë e kësaj lëvizjeje popullore ka humbur legjitimitetin dhe i janë tundur themelet.

“Protesta në vetvete ia ka tund themelet kryeministrit, pavarësisht qeverisjes së tij prej 13 vitesh apo siç referohet në intervistat e tij se kishte vetëm protestë në qershor, por unë kam qenë aty prezent, edhe në korrik, edhe në diasporë ka pasur protesta. Ai e ka humbur legjitimitetin. Jam i befasuar se ku gjen besimin dhe forcën për të qëndruar në pushtet”, vijoi ai.

Sipas aktivistit, Rama ka humbur edhe besimin e një pjese të drejtuesve të lartë të qeverisë apo partisë së tij. “Jemi në një moment ku edhe zyrtarë të qeverisë së tij dhe partisë, që vijnë nga burime të besueshme, që nuk dakordësohen me mënyrën se si drejton dhe qeveris Rama.

Por ai nuk kupton se shqiptarët janë këtu dhe nuk do dorëzohen deri në momentin e fundit, do qëndrojnë”, argumentoi Meti.

Burimi: Bota Sot