Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se sot janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tri lëndë për hetim, duke kërkuar zbardhjen e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike. “Mbrojtja e pronës publike është obligim i institucioneve dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik”, ka shkruar Pacolli. Ajo ka thënë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur pronën publike dhe për të kërkuar llogaridhënie për çdo dyshim mbi keqpërdorimin e saj.
