Sipas bilancit për periudhën 27 korrik – , nga Policia e Elbasanit janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të gjitha të lidhura me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Nga këta drejtues, 3 janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Gjatë kontrolleve janë vendosur gjithsej 1.787 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Numrin më të lartë e zënë shkeljet për tejkalim të shpejtësisë, me 1.000 gjoba, të ndjekura nga 301 masa për parakalime të gabuara.
Po ashtu, Policia Rrugore ka ndëshkuar 32 drejtues mjetesh për përdorimin e celularit gjatë drejtimit, 14 për drejtim nën efektin e alkoolit, 85 për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 58 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse. Ndërkohë, 297 masa të tjera administrative janë vendosur për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjatë javës janë pezulluar edhe 3 leje drejtimi për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit. Policia Rrugore e Elbasanit bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe të përdorin pajisjet e sigurisë, me qëllim mbrojtjen e jetës së tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
