Aston Vila synon talentin e Barcelonës

0%

Klubi anglez i Aston Vilas ka shfaqur interesim për një nga talentet më premtues të skuadrës spanjolle të Barcelonës, Mark Bernal, me trajnerin Unai Emeri që raportohet se dëshiron ta bëjë pjesë e projektit të tij. Mesfushori 19-vjeçar konsiderohet një lojtar me shumë potencial nga klubi katalanas, i cili nuk ka ndërmend ta shesë.

Barça e sheh Bernal si pjesë të rëndësishme të së ardhmes dhe kontrata e tij në “Camp Nou” është e vlefshme deri në vitin 2029, me klauzolë lirimi prej 500 milionë euro. Megjithatë, dëshira e Emeri për ta afruar lojtarin mund të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë histori. Trajneri i Aston Vilës beson te cilësitë e mesfushorit dhe dëshiron ta përfshijë atë në projektin e tij.

Burimi: Bota Sot