Podujeva shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar

0%

Komuna e Podujevës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina. Më , Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim në Podujevë përmes një njoftimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se “Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Podujevës” ka shpallur gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina.

Ky vendim vlen nga data deri më Bazuar në vendimin e kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, Drejtoria e ShPMSh do të hartojë dhe zbatoj planin emergjent për grumbullimin e mbeturinave.

“Bazuar në vendimin e kryetarit të Komunës, Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim obligohet të hartojë dhe zbatojë planin operacional emergjent për organizimin dhe koordinimin e të gjitha masave emergjente për grumbullimin, transportimin dhe largimin e mbeturinave si dhe inicimin e procedurës së përshpejtuar të prokurimit për sigurimin e 3 kamionëve me qira për bartjen e mbeturinave, duke përfshirë edhe 3 vozitës, të cilët do të operojnë në kuadër të KRM “Pastrimi,”- thuhet në njoftimin e Komunës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi tha se KRM “Pastrimi” për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbimet, ka kërkuar të lirohet nga shërbimi në fshatra, dhe kjo përgjegjësi i ka kaluar kompanisë private “Natyra”. “Por, tash po del që ka probleme për të ofruar këtë shërbim edhe në qytet. Ka raste që operon me një kamion, e ka ditë që nuk ofron shërbim fare.

Për shkak të kësaj gjendje që është krijuar, ku tash i kemi edhe mërgimtarët këtu dhe vëllimi i mbeturinave është rritur dhe duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve, e kam marr një rekomandim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që të shpallim gjendjen emergjente” – tha Bulliqi.

Bulliqi poashtu tha se janë tri raporte që flasin për gjendjen e rënduar me mbeturina në Podujevë: raporti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorisë së Inspeksionit dhe raporti i QKMF-së. Sipas Komunës, ata në vazhdimësi e kanë ndihmuar KRM ‘Pastrimi” me subvencione, për t’ia lehtësuar operimin, por pa sukses.

Burimi: Kallxo