Flamurtari i beson lojtarit që ka luajtur me kryeqytetasit

0%

Flamurtari nuk ndalet me afrimet në këtë merkato të verës. I radhës që i bashkohet klubit është portieri Sinan Dani, i prezantuar pak minuta më parë nga vlonjatët përmes një postimi në rrjetet sociale. 22-vjeçari mbylli kapitullin me Burrelin për të hapur një të ri me skuadrën që drejtohet nga trajneri Oltijon Kërnaja.

Duke marrë në konsideratë shtatlartësinë e tij, te Flamurtari nuk kanë dyshime për cilësitë e Danit. Më herët, ai ka qenë pjesë e Dinamos në sezonin 2022/23, ndërsa më parë ka mbrojtur portën e Shënkollit U-19. Fillimet i ka patur tek Vllaznia e moshave.

NJOFTIMI: “Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, portierin shqiptar Sinan Dani, i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri. Datëlindja: Kombësia: Shqipëri Gjatësia: 1.88 m Pozicioni: Portier Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Sinan!”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot