Zogu i verës

0%

Mërgimtari zog shtegtar, vjen n’vendlindje fluturim; sjell me vete plot dhurata, mbush shtëpinë me gëzim. Sapo mbërrin në oborr, i dalin para varg e vijë: nëna, baba, halla, daja… e përqafojnë me dashuri. Por edhe gëzimi ka kufi, si vizitat me orar; nuk mjafton veç dashuria për një jetë mërgimtar. Çdo mbrëmje thotë, me zë e solemnitet: -Vitin tjetër kthehem, vendlindjen e kam amanet!

Kur vera bashkë me gushtin i afrohet përfundimit, valixhet presin te dera, me biletën e kthimit. Si dallëndyshja ai e do folenë me dashuri; por vetëm verës e viziton, dimrin s’e kalon aty. Sapo vjen shtatori me erën e parë, fluturon përsëri, si zogu shtegtar. E ka vendlindjen dashuri të pashtershme, por në kurbet, adresën e përhershme. Spica Metalike

Burimi: Bota Sot