Shpërndaje në: Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas gjetjeve të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit në lidhje me produktet e qumështit. Sipas gjetjeve nga analizat e kryera, u gjet përdorim i qumështit pluhur e vaj palme të padeklaruara në renditjen e përbërësve. Haxhiu ka thënë se është mashtruar fermeri e konsumatori dhe se tani është radha e pasojave.
Ajo ka deklaruar se produktet me shkelje duhet të tërhiqen nga tregu. “Tash është radha e pasojave. Produktet me shkelje kritike duhet të tërhiqen nga tregu. Veprimtaria pa autorizim duhet të suspendohet, kushdo qofshin ata. Nëse ka elemente të veprës penale, çështja duhet t’i kalojë prokurorisë. Kontrollet nuk duhet të ndalen te qumështi.
Të tilla kontrolle duhet të bëhen edhe në sektorët e tjerë, sepse asnjë qytetar nuk duhet të hamendësojë se çka ka në gotën apo në pjatën e vet”, ka thënë Haxhiu përmes një reagimi në Facebook.
