​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, të enjten konstituohet kuvendi

0%

Kryetari i partisë dhe deputeti “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është edhe ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, tha se nuk ka zhvilluar ende një takim me Kurtin, Rashiq, i cili sot shkoi ta bëjë regjistrimin për deputet të legjislaturës së 11-të tha se qeveria nuk do të votohet të enjten.

Kinolli: Gati për takim me Kurtin, votimin e qeverisë dhe presidentit “Nuk jemi takuar por besoj se takohemi këto ditë. Sikurse e dini, për nesër besoj se do ta kemi vetëm pjesën e konstituimit të kuvendit, nuk do të hyjmë në marrëveshje tjera. Pres që pas ditës së nesërme të takohemi në një moment dhe të flasim për një angazhim për qeverinë e re, kurdo që bëhet një gjë e tillë e mundshme.

Sa e di unë nuk do të votohet qeveria”, tha Rashiq. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten, më 6 gusht nga ora pritet të jenë në seancën plenare për konstituimin e legjislaturës së 11-të. /kp

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi