Një tjetër Exchange bie pre e skemës së Kumrie Zikës, merr 5 mijë

0%

Një pronar i një Exchange-i në Vlorë ka bërë kallëzim në Polici, duke pretenduar se një punonjëse e punësuar vetëm një ditë më parë ka marrë nga arka shumën prej 5 mijë eurosh dhe më pas është larguar nga vendi i punës. Sipas denoncimit, bëhet fjalë për Kumrie Zikën, e cila pas marrjes së parave nuk ka dhënë më asnjë shpjegim dhe nuk është paraqitur më në biznes.

Pronari i Exchange-it i ka kërkuar asaj që të kthejë shumën e marrë, me qëllim që çështja të zgjidhet pa pasoja të tjera, ndërsa për rastin pritet të kryhen verifikimet nga autoritetet. Sipas raportimeve, ky nuk është rasti i parë ku Kumrie Zika dyshohet se përfshihet në një ngjarje të ngjashme.

Ajo dyshohet se ka ndjekur të njëjtën mënyrë veprimi edhe në raste të tjera ndaj bizneseve të këmbimit valutor, me shuma më të vogla parash.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rastin më të fundit, mësohet se gjatë ditës së parë të punës ajo ka qenë nën vëzhgimin e një punonjësi tjetër, por ka përfituar nga një moment i shkurtër pakujdesie për të marrë rreth 5 mijë euro nga arka dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com