Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, tha sot se të gatshëm që t’i formojnë institucionet e Kosovës dhe të takohen me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai u shpreh se sot apo nesër pritet të takohen me Kurtin, teksa shtoi se janë gati ta votojnë edhe presidentin. “Sipas të gjitha gjasave, sot apo nesër pritet të kemi takim me Kurtin.
Besojmë se në parim do të arrijmë një marrëveshje dhe të vazhdojmë tutje. Për ne nuk është interesant kushti, por është shumë domethënëse që sa më parë t’i formojmë institucionet e Kosovës. Gjithsesi që jemi gati ta votojmë edhe presidentin” , tha ai, raporton KosovaPress.
Kurse, kryetari i partisë boshnjake VAKAT, Rasim Demiri, i cili është edhe ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, tha se janë në kontakt me Kurtin dhe se një takim do ta deri nesër. “Ne jemi në kontakt me kryeministrin dhe besoj se do ta takojmë, si më herët që ka qenë përvoja. Besoj se deri nesër do ta kemi një takim me Kurtin” , tha ai, raporton KosovaPress.
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet nesër, më 6 gusht, në seancën konstituive të legjislaturës së re, e cila është caktuar të nisë në orën .
