Rashiq: S’pres që nesër të votohet qeveria

0%

Shpërndaje në: Kryetari i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, ka deklaruar se nuk pret që qeveria e re e Kosovës të votohet në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit.

Rashiq, i cili aktualisht mban pozitën e ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se ende nuk ka zhvilluar takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por se një takim i tillë pritet të ndodhë pas konstituimit të legjislaturës së re. “Ende nuk jemi takuar, por besoj se do të takohemi këto ditë.

Për nesër besoj se do të kemi vetëm pjesën e konstituimit të Kuvendit dhe nuk do të hyjmë në marrëveshje të tjera. Pres që pas ditës së nesërme të takohemi dhe të flasim për angazhimin në qeverinë e re, kurdo që të bëhet e mundur. Sa di unë, nuk do të votohet qeveria”, ka thënë Rashiq për “KosovaPress”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve jo-shumicë kanë bërë të ditur se janë të gatshëm për formimin e institucioneve të reja. Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, ka thënë se pritet të zhvillojë takim me Kurtin dhe se janë të gatshëm të votojnë edhe për zgjedhjen e presidentit. “Sipas të gjitha gjasave, sot ose nesër pritet të kemi takim me Kurtin.

Besojmë se në parim do të arrijmë një marrëveshje dhe të vazhdojmë tutje. Për ne nuk është çështje kushti, por është shumë e rëndësishme që sa më parë t’i formojmë institucionet e Kosovës. Jemi të gatshëm ta votojmë edhe presidentin”, deklaroi Kinolli.

Edhe Arbëri 30 qer 2026 Rashiq: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin, na duhet një komision me psikiatër Edhe kryetari i partisë boshnjake VAKAT, Rasim Demiri, u shpreh se janë në kontakt me Kurtin dhe se një takim pritet të zhvillohet deri nesër. “Jemi në kontakt me kryeministrin dhe besoj se do ta takojmë, ashtu siç ka ndodhur edhe më herët.

Besoj se deri nesër do të kemi një takim me Kurtin”, u shpreh Demiri. Deputetët e Kuvendit pritet të mblidhen të enjten, më 6 gusht, në orën , për seancën konstituive të legjislaturës së 11-të.

Burimi: Koha