Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon Reshanit, i cili ishte në kërkim me urdhërarreste aktive dhe letër-rreshtim vendor e ndërkombëtar. Për rastin e tij, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, kërkesa për paraburgim ndaj të pandehurit E.R. është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer disa vepra penale dhe për shkak të ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase.
Ekskluzive | Kapet një nga personat e shumë kërkuar nga Policia – ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste “I pandehuri E.R. ka qenë në kërkim mbi bazën e dy urdhërarresteve aktive, si dhe ndaj tij kanë qenë të lëshuara letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar, të nxjerra nga gjykata kompetente me kërkesë të Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Kapet një nga personat më të kërkuar nga Policia Kërkesa për paraburgim lidhet me procedurat penale që zhvillohen ndaj Reshanit për veprat penale “Detyrimi”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale në vazhdimësi”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Eduard Kuzhnini në pranga – Egzon Reshani në arrati edhe për tentim vrasje Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të pandehurit janë duke u zhvilluar edhe procedura të tjera penale në Prokurorinë Themelore në Prizren, përkatësisht në Departamentin për Krime të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm, si dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ekskluzive: Ky është rasti i tentim vrasjes për të cilin kërkohet Egzon Reshani, i përfshirë edhe në fajde Egzon Reshani s’i ndalë kërcënimet nga arratia, merret edhe me redaksinë Sinjali: Grat jau q*fsha n’p…
Këto procedura, sipas Prokurorisë, kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Kanosja” ndaj zyrtarëve shtetërorë.
Prokuroria vlerëson se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se i pandehuri ka qenë për një kohë të gjatë i pakapshëm për organet e drejtësisë, ka qenë subjekt i urdhërarresteve dhe letër-rreshtimit vendor e ndërkombëtar, si dhe ekziston rreziku i ikjes dhe pengimit të zhvillimit të procedurës penale.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
