Besiktasi merr vendim për të ardhmen e Milot Rashicës pas golit ndaj

0%

Milot Rashica pritet të qëndrojë te Besiktasi, pasi trajneri Vincenzo Italiano nuk dëshiron ta humbasë sulmuesin kosovar para fillimit të sezonit të ri. E ardhmja e Rashicës kishte mbetur e paqartë gjatë kësaj vere, ndërsa klubi turk kishte marrë disa oferta për transferimin e tij. Megjithatë, drejtuesit ia lanë vendimin përfundimtar trajnerit të ri italian.

Sipas raportimeve nga Turqia, Italiano është bindur nga paraqitjet e Rashicës dhe nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e tij, përveç nëse Besiktasi merr një ofertë të jashtëzakonshme. Reprezentuesi i Kosovës u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen e kthimit ndaj Midtjyllandit dhe shënoi golin e parë të ekipit të tij, paraqitje që la përshtypje shumë pozitive te tekniku italian.

Italiano raportohet se dëshiron të ketë sa më shumë alternativa në krahët e sulmit dhe për këtë arsye e konsideron Rashicën pjesë të rëndësishme të skuadrës për sezonin e ri. Sezonin e kaluar, 29-vjeçari zhvilloi 33 ndeshje me fanellën e Besiktasit, duke regjistruar pesë gola dhe 11 asistime në të gjitha garat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në sezonin aktual, Rashica ka luajtur vetëm 50 minuta në dy përballjet ndaj Midtjyllandit, por pavarësisht minutazhit të kufizuar, ai ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Vincenzo Italiano./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi