Cristiano Ronaldo viziton Almerian, klubin ku është bashkëpronar

0%

Cristiano Ronaldo ka vizituar Almerian pas ndeshjes miqësore ndaj Al Nassr, duke u shfaqur me fanellën e sezonit 2026/27 të klubit spanjoll. Portugezi zotëron 25% të aksioneve të Almerias, pasi investoi në klub në muajin shkurt. Gjatë investimit, Ronaldo deklaroi se kishte prej kohësh ambicien për të kontribuar në futboll edhe jashtë fushës së lojës.

“Almeria është një klub spanjoll me themele të forta dhe potencial të madh për rritje. Mezi pres të jem pjesë e këtij projekti të ri”, ishte mesazhi i legjendës portugeze. Vizita e Ronaldos konsiderohet një tjetër sinjal i përkushtimit të tij ndaj projektit afatgjatë të Almerias, ku synon të ndihmojë në zhvillimin dhe suksesin e klubit.

Burimi: Bota Sot