Qindra mijëra euro për kryeqytetasit e Superiores

0%

Mustapha Koma, sulmuesi 19-vjeçar do u sjellë kryeqytetasve qindra mijëra euro, ndërsa Genk arriti akordin në Belgjikë. 19-vjeçari nga Gambia u bë pjesë e ekipit B para se të vendosej nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Koma ishte zbulim i edicionit të kaluar te Dinamo. Kryeqytetasit nuk e federuan për turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në Belgjikë janë zbuluar edhe prapaskenat me klube të tjerë që u interesuan për Koman. Bëhet fjalë për Westerlo, Dinamo Zagreb, Lens dhe Lil. Tashmë Dinamo po bën pa shërbimet e tij.

Burimi: Bota Sot