Martinez refuzon rinovimin

0%

Martinez refuzon rinovimin me Unitedin, Barcelona përgatit ofertën prej 40 milionë eurosh! Qendërmbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Manchester Unitedin dhe synon largimin gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sipas raportimeve, Barcelona është favoritja për transferimin e 28-vjeçarit, me trajnerin Hansi Flick që e konsideron një përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen. Manchester Unitedi raportohet se e vlerëson kartonin e Martinezit rreth 40 milionë euro, ndërsa klubi katalanas pritet të paraqesë ofertën zyrtare pasi të lirojë hapësirë në skuadër dhe në buxhetin e pagave.

Burimi: Bota Sot