Mohamed Salah ka mbërritur në Stamboll, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh të Trabzonsporit. Ylli egjiptian është shfaqur për herë të parë me fanellën e klubit turk, duke paralajmëruar fillimin e një aventure të re në karrierën e tij.
Sipas raportimeve, 34-vjeçari do t’u nënshtrohetekzaminimeve mjekësore në Stamboll, përpara se të udhëtojë drejt Trabzonit për prezantimin dhe nënshkrimin e kontratës. Salah pritet të firmosë një marrëveshje dyvjeçare me Trabzonsporin, pasi u largua nga Liverpooli si futbollist i lirë.
Klubi turk kishte konfirmuar më herët se negociatat për transferimin e sulmuesit egjiptian ishin në zhvillim. Transferimi i Salahut konsiderohet një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e futbollit turk. Ai largohet nga Liverpooli pas nëntë vjetësh të mbushur me trofe, gola dhe rekorde të shumta. / Telegrafi
