Jetmir Laze është futbollisti i ri i Kukësit. Klubi verilindor njoftoi ardhjen e 19-vjeçarit përmes postimit në rrjetet sociale, ndërsa mesfushori firmosi për 4 vite. I formuar në akademinë e Skënderbeut, Laze cilësohet si talent me perspektivë për të ardhmen, ndërsa në fushë mun dtë alternohet si mesfushor, por edhe në mbrojtës krahu, në varësi të sistemit që do të përdorë trajneri.
Ky do të jetë sezoni i radhës në Kategorinë e Parë, pasi i shpëtuan mrekullisht një kategori më poshtë, duke mposhtur në finale Butrintin më 28 maj. NJOFTIMI: “Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Jetmir Lazen, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin.
Laze, i cili aktivizohet si mesfushor dhe mbrojtës krahu, bashkohet me skuadrën si një talent premtues për të ardhmen. Prej ditësh, Laze është bashkuar në stërvitje me skuadrën, teksa po zhvillon edhe fazën përgatitore. Klubi i uron Lazes mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Kukësit”
