E papritur në tren për legjendën shqiptare, policia italiane del me

0%

Një ditë që dukej se do të mbyllej në mënyrën më të keqe pati fund të lumtur për Igli Taren. Ish-drejtori sportiv i Milanit mori pjesë në ceremoninë mortore të Franco Baresit në kishën “Sant’Ambrogio” të Milanos dhe, pasi i dha lamtumirën legjendës kuqezi, u nis me tren drejt Romës, ku banon. Gjatë udhëtimit, një person i vodhi çantën që ndodhej në raftin e bagazheve.

Menjëherë pas mbërritjes në stacionin “Roma Termini”, ish-sulmuesi shqiptar denoncoi vjedhjen pranë Policisë Hekurudhore. Policia italiane e rrëfeu ngjarjen në rrjetet sociale: “Në tren, ndonjëherë mjafton një moment shpërqendrimi për të pasur surpriza të pakëndshme, siç i ndodhi Igli Tares.

Fatmirësisht, sapo zbriti në ‘Roma Termini’, ai iu drejtua menjëherë Policisë Hekurudhore të Lazios. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, policët identifikuan autorin brenda pak minutash. Ai u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa çanta iu kthye pronarit. Ajo që dukej si një ditë e keqe përfundoi në mënyrën më të mirë falë përkushtimit tonë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot