Gjeti kuletën me rreth 3 mijë euro në parking, e dorëzon në Polici

0%

Një qytetar ka dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë një kuletë që e kishte gjetur në një vendparkim. Sipas Policisë së Kosovës, brenda kuletës ishin 2 mijë e 940 euro dhe dokumente personale. Kuleta është hapur në prani të zyrtarëve të policisë, të cilët kanë konstruktuar se ai përmbante paratë dhe dokumentet personale.

Pas verifikimit të identitetit përmes dokumenteve të gjetura, policia ka kontaktuar pronarin dhe e ka ftuar në stacion për t’ia kthyer kuletën. Policia e Kosovës ka vlerësuar veprimin e qytetarit B.Krasniqi, duke e falënderuar për ndershmërinë dhe bashkëpunimin, si shembull të përgjegjësisë qytetare.

Burimi: Kallxo