Fillon asfaltimi në rrugën ‘Ilir Konushevci’ tek Xhamia e Llapit

0%

Ka nisur shtrimi i shtresës së re të asfaltit në rrugën “Ilir Konushevci”, në segmentin pranë Xhamisë së Llapit në kryeqytet. Në terren shihet makineria e rëndë dhe punëtorët e angazhuar, teksa po kryhen punimet përfundimtare për finalizimin e kësaj rruge mjaft të frekuentuar.

Ky segment rrugor ishte bllokuar për qarkullim që nga data 22 korrik, kur Komuna e Prishtinës njoftoi mbylljen e tij për pesë ditë për shkak të punimeve infrastrukturore. Sidoqoftë, procesi u përcoll me pakënaqësi dhe reagime nga banorët e zonës dhe pronarët e bizneseve lokale.

Më 28 korrik, disa qytetarë dhe afaristë bllokuan punimet duke vendosur makineri midis rrugës dhe duke dorëzuar një peticion me rreth 150 nënshkrime. Shkak për këtë protestë u bë plani i komunës për ngushtimin e rrugës nga katër korsi në tri (një korsi hyrëse nga Podujeva dhe dy dalëse nga Prishtina).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bizneset shprehën shqetësimin se ky ndryshim do të pamundësojë furnizimin e lokaleve dhe do të dëmtojë veprimtarinë e tyre ekonomike.

Me gjithë reagimet dhe debatin e zhvilluar rreth këtij projekti, punimet tashmë kanë kaluar në fazën e asfaltimit, çka pritet t’i hapë rrugë rivendosjes së qarkullimit të automjeteve në këtë arterie të rëndësishme, që tash e dy javë ka shkaktuar telashe të mëdha jo vetëm për banorët e kësaj zone, por në përgjithësi në trafikun e kryeqytetit.

Burimi: Bota Sot