Shpërndaje në: Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është intervistuar për disa orë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ndonëse nuk tregoi arsyen se pse është ftuar nga Prokuroria, ai deklaroi se ndjehet i lehtësuar që ka pasur mundësinë të sqarohet.
Aliu ka thënë se deri tani është mbrojtur në heshtje për të gjitha akuzat për periudhën sa ka qenë ministër në Qeverinë Kurti. “Është lehtësim që pas dy vitesh heshtje pata mundësinë ta sqaroj pak situatën para Prokurorisë për të gjithë atë sulm dhe pretendim të vazhdueshëm ndaj meje i cili ka degraduar aq shumë por që unë jam përgjigjur me heshtje.
Për të gjithë periudhën sa kam qenë ministër kam vepruar në përputhje me ligjin, sipas rekomandimeve të ZKA-së. Nuk ka asnjë vendim i cili mundet të më ndërlidhë me këtë proces. Për pretendimin për mosveprim, i tërë rasti ka qenë i audituar nga ZKA-ja, ka pasur rekomandime dhe është vepruar në bazë të rekomandimeve.
Ka qenë një rast i mirë që pata mundësinë ta sqaroj para Prokurorisë të gjithë këtë. Jam i lehtësuar”, ka deklaruar Aliu. Aliu ka qenë ministër deri në gusht të vitit 2025. Aktualisht, ai ushtron pozitën e drejtorit të portit të Durrësit në Shqipëri.
