Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. Në orët e pasdites mund të ketë vranësira të pakta lokale, por pa kushte për reshje.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga temperaturat e larta. IKSHPK rekomandon: Shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta të ditës (–). Qëndroni në hije ose në vende të freskëta. Kaloni 2–3 orë gjatë ditës në një ambient të freskët.
Jini të vetëdijshëm për rrezikun e nxehtësisë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Informohuni për paralajmërimet zyrtare lidhur me temperaturat e larta. Kujdesi për trupin Pini shumë ujë, edhe kur nuk ndiheni të etur. Vishni rroba të lehta, të holla dhe me ngjyra të çelëta. Shmangni alkoolin dhe pijet me shumë sheqer.
Kujdesi për të tjerët Kujdesuni për fëmijët dhe të moshuarit. Mos i lini kurrë fëmijët ose kafshët në makina të mbyllura . Simptomat e nxehtësisë Lodhje Dhimbje koke Marramendje Të përziera Lëkurë e skuqur Rrahje të shpejta të zemrës Nëse ndiheni keq, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore .
