Seanca gjyqësore për korrupsion ndaj të akuzuarit Osman Krasniqi e paraparë të mbahet të premten, më , në Gjykatën e Prizrenit është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit dhe ekspertit të prokurimit Visar Bibaj.
Krasniqi po akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij në kuadër të tenderit “Furnizimi me zhavorr për rrugët e paasfaltuara të Komunës së Prizrenit”, kontratë kjo e lidhur mes Komunës së Prizrenit dhe operatorit ekonomik “EUROVIA-BI”.
Avokatja e të akuzuarit Krasniqi, Myrvete Çollaku, e njoftoi Gjykatën se gjendja shëndetësore e të pandehur ende nuk është përmirësuar dhe se, sipas familjarëve, ai ndodhet në trajtim mjekësor. Ajo bëri të ditur se ka siguruar raporte mjekësore për klientin e saj të datës , të cilat, sipas saj, vërtetojnë se ai vazhdon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në seancë nuk ishte i pranishëm as eksperti i prokurimit, Visar Bibaj, i cili përmes një e-maili të datës e kishte njoftuar Gjykatën se për shkak të angazhimeve profesionale si avokat është i detyruar të udhëtojë jashtë vendit për çështje zyrtare dhe e ka të pamundur të marrë pjesë në seancën gjyqësore në cilësinë e ekspertit të prokurimit. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më .
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, për lidhjen e një kontrate në kundërshtim me procedurat e prokurimit në kohën kur Komuna e Prizrenit udhëhiqej nga Mytaher Haskuka. Ndërkaq, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prizrenit në vitin 2017, kishte kandiduar për kryetar të Komunës në kuadër të subjektit politik, AKR.
Sipas aktakuzës, Osman Krasniqi nga data deri më , në cilësinë e drejtorit të Shërbimeve Publike ka tejkaluar detyrat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personat e tjerë – operatorin ekonomik “EURO-VIA”.
Sipas aktakuzës, në kuadër të autoritetit kontraktues, menaxher i kontratës “Furnizimi me zhavorr për rrugët e paasfaltuara të Komunës së Prizrenit”, Krasniqi ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik duke nxjerrë urdhra për operatorin e lartcekur.
Dosja më tej përshkruan se Osman Krasniqi ka mundësuar pagesat për operatorin ekonomik përkundër faktit se kontrata nuk ka parashikuar pozicionin e transportit dhe hedhjen e dheut në deponi.
“I akuzuari pranon faturat dhe mundëson pagesat nga pozicioni i pikës C shërbime me zhavorr në vlerën 8.02 euro për njësinë matëse m3, në kundërshtim me objektin dhe pozicionet e kontratës në të cilën ka qenë menaxher duke anashkaluar zyrën e prokurimit” – sqarohet në aktakuzë.
Prokuroria pretendon se me këto veprime i akuzuari e ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit në vlerë prej 247.360,40 euro. Për këtë ai akuzohet se ka kryer veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Raportimet e tjera të KALLXO.com mund t’i lexoni në këtë LINK .
