Ministri boshnjak akuzon Vuçiqin: Askush nuk mund të sjellë grupe të

0%

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se ka shkelur procedurat e sigurisë gjatë vizitës së tij në këtë shtet, duke pretenduar se në vend janë futur persona të armatosur që nuk kanë qenë pjesë e listës zyrtare të sigurisë së delegacionit.

Helez ka thënë se asnjë zyrtar i huaj nuk ka të drejtë të sjellë në territorin e Bosnje e Hercegovinës grupe të armatosura të paregjistruara apo të anashkalojë procedurat e përcaktuara nga institucionet vendore.

Sipas tij, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kantonit të Bosnjës Qendrore kanë ndërhyrë pas njoftimeve nga qytetarët për praninë e një grupi personash të armatosur pranë Bugojnës. “Vuçiqi e ka mësuar se Drina është ende kufi”, ka deklaruar Helez, sipas mediave në Sarajevë, përcjell rtvdukagjini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka vlerësuar veprimin e policisë, duke thënë se rasti dëshmon se institucionet e Bosnje e Hercegovinës funksionojnë dhe se rregullat e sigurisë duhet të vlejnë njësoj për të gjithë zyrtarët e huaj.

Sipas Helezt, personat e ndaluar për verifikim kanë pretenduar se janë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska, por prania e tyre nuk ka qenë e përfshirë në listën zyrtare të sigurisë për vizitën e Vuçiqit. Pas raportimeve nga qytetarët, njësia speciale e policisë ka nisur një operacion kërkimi.

Kur zyrtarët policorë kanë lokalizuar grupin dhe janë afruar, personat dyshohet se janë larguar me mjete katër-rrotëshe dhe kanë hyrë në zonat pyjore. Helez ka theksuar se të gjithë personat përgjegjës për sigurinë e zyrtarëve të huaj që vizitojnë Bosnje e Hercegovinën duhet të jenë të regjistruar pranë Drejtorisë për Koordinimin e Trupave Policore të Bosnje e Hercegovinës.

Ai ka pretenduar se Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit të Bosnjës Qendrore ka krahasuar numrin e personave të regjistruar në ekipin e sigurisë së Vuçiqit me personat e vërejtur në terren dhe ka konstatuar se kishte më shumë individë sesa ishte raportuar zyrtarisht.

Helez ka deklaruar se vizitat e Vuçiqit në rajon shpesh shoqërohen me tensione politike dhe ka kërkuar që presidenti serb dhe delegacioni i tij të respektojnë institucionet dhe ligjet e vendit pritës.

Burimi: Bota Sot