Baraliu: LDK-ja po e kërkon presidentin, ky mund të jetë ngërçi i

0%

Shpërndaje në: Analisti politik Ramadan Baraliu ka vlerësuar se kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për postin e presidentit mund të jetë pengesa kryesore në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Duke komentuar zhvillimet pas takimit ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Baraliu ka thënë se nga deklaratat publike janë dhënë disa sinjale për drejtimin që mund të marrin negociatat. “Morëm disa mesazhe për drejtimin e negociatave që po zhvillohen.

Kurti dha disa mesazhe të qarta që nuk mund t’i japë pushtet askujt më shumë sesa i kanë dhënë qytetarët, ndërsa çështja e presidentit duhet të diskutohet jashtë strukturave aktuale politike në vend, që nënkupton se ftesat janë të hapura edhe për PDK-në dhe AAK-në”, ka thënë Baraliu. Sipas tij, LDK-ja po e synon postin e presidentit që mund të jetë ngërçi i këtyre negociatave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“LDK-ja po e kërkon presidentin dhe në kuadër të kësaj ka thënë se nuk i intereson posti i kryetarit të Kuvendit. Ky, me gjasë, do të jetë ngërçi kryesor i këtyre negociatave dhe do ta ndikojë marrëveshjen përfundimtare”, u shpreh ai.

Pas takimit të sotëm që zgjati tre orë, Kurti u shpreh se ende nuk kanë marrëveshje, derisa Abdixhiku bëri të ditur se nuk kanë apetit për postin e kryetarit të Kuvendit, duke lënë të kuptohet se janë të interesuar për presidentin.

Burimi: Koha