Çmimet e naftës kanë nisur të bien në tregjet ndërkombëtare, pasi janë rritur shpresat për një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit që do të mundësonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Nafta Brent ra me gati 5 për qind , duke zbritur nën 80 dollarë për fuçi (rreth 69 euro) , ndërsa nafta amerikane WTI ra në rreth 76 dollarë për fuçi (rreth 66 euro) .
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se bisedimet kanë shënuar përparim, ndërsa zyrtarë amerikanë thanë se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti, raporton BBC, transmeton Sinjali. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit do të lehtësonte furnizimet globale me energji, pasi përmes saj kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit të lëngshëm në botë .
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
