Parlamenti për çështjen çame në vitin 1921

0%

Këshilli i vitit 1920 problemin kombëtar e pa në tërësinë e tij dhe, ndër të tjera, e çmoi lart atdhetarinë e shprehur nga shqiptarët të Çamërisë në kuadër të lëvizjes kombëtare.

Sigurisht vlerësimi për rolin historik dhe për kontributet e çmuara që kishin dhënë shqiptarët e Koso­vës, të Çamërisë, të Maqedonisë Perëndimore dhe të Malit të Zi, në rrugën e zhvillimeve historike të kombit, bindnin jo vetëm deputetët, por edhe të gjithë shqiptarët.

Vënia në spikamë e këtij problemi në parlament nxiste kujtesën historike kombëtare dhe krenarinë për vëllezërit dhe bash-këkombësit. Këshilli Kombëtar i vitit 1920 qëndrimin ndaj problemit kombëtar e pa në tërësinë e problemeve, pa dyshim duke e vlerësuar atdhetarinë e shqiptarëve jashtë kufijve politikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mirëpo, në qoftë se në vitin 1920, për shkak të rrethanave dhe zhvillimeve politike, që u përmendën më lart, Parlamentit iu desh që ta përqendrojë vëmendjen më tepër te problemet e ndërtimit shtetëror, të çlirimit të krahinave të pushtuara dhe të dëbimit të okupatorëve të huaj, në vitin 1921 këto probleme tashmë ishin zbutur.

Kjo i krijoi parakushte Parlamentit të vitit 1921 dhe 78 deputetëve të tij që të përqendroheshin më shumë në problemin kombëtar. Pas shpërndarjes së Senatit, qeveria e re e Iljaz Vrionit organizoi të parat zgjedhje parlamentare në Shqi­përi.

Mbledhja e Parlamentit pritej me shpresë, sepse fillimi i jetës parlamentare në Shqipëri, me të drejtë, vlerësohej si fillim i një periudhe të re në historinë e shqi­p­­tarëve. Populli, shkruante gazeta “Drita” e Gjirokastrës, më , pret me padurim gjer sa të hapet skena e re politike me shpresë që nesër të fillojë një jetë e re.

Fillimi i punës së Parlamentit përbënte një fitore të re, të rëndësishme historike dhe politike të shqiptarëve në rrugën e përpjekjeve të tij për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të porsamëkëmbur. Mbledhja e Parlamentit përshë-ndetej nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin në trojet e veta jashtë kufijve politikë të Shqipërisë dhe nga diaspora.

Duke i analizuar zgjedhjet e para parla­me­n­tare, studiuesi Blerim Reka thekson: “Pavarësisht luftës së ashpër politike gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri votat i mblodhi patriotizmi dhe jo partitizmi”.

Pra në fushatën elektorale të vitit 1921, ndonëse u paraqitën alternativa të ndryshme në zgjedhje fitoi patriotizmi, d.m.th. ato personalitete dhe figura të cilat kishin ardhur nga betejat e zhvilluara gjatë Rilindjes Kombëtare, për çlirim, liri, pavarësi.

Ishin ato perso­nalitete që pas vitit 1913 të zhgënjyera nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër që morën përsi-për në një mënyrë apo në tjetrën për ta vazhduar luftën për krijimin e shtetit etnik shqiptar, në përputhje me rrethanat kombëtare e ndërkombëtare.

Mithat Frashëri, më e informonte Eric Drummondin, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, për dhunën ndaj çamëve Qeveria Shqiptare, nëpërmjet notave dhe protestave të ndryshme, përpiqej në çdo formë ta informonte opinio-nin ndërkombëtar për gjendjen e mjerueshme të shqipta­rëve të Çamërisë në tokat e veta dhe angazhohej për pengimin e krimeve dhe shpërnguljeve të shqiptarëve nga këto treva.

Nota të ngjashme për mosrespektimin e të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në Greqi kishte dërguar edhe më parë, më , përfaqë­suesi shqiptar, Mithat Frashëri, kurse më ai ia drejtonte një letër zotit Eric Drummond, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, nëpërmjet së cilës e informonte mbi këtë dhunë. Në parlament ishin zgjedhur edhe intelektualë të dëgjuar të kohës.

Përgjithësisht, për arsye të ndryshme deputetët gëzonin besimin, respektin, dashurinë, simpatinë dhe kishin besueshmëri të domosdoshme politike te mbarë shqiptarët, jo vetëm brenda shtetit shqiptar, por edhe të atyre jashtë kufijve politikë shtetërorë dhe në diasporë.

Ndër këto figura të shquara kulturore e politike ish-in: Gjergj Fishta, Fan Noli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Kadri Prishtina, Ahmet Zogu, Hil Mosi, Ndre Mjeda, Sylejman Delvina, Sotir Peci etj.

Pikërisht, duke i pasur parasysh vlerat, cilësitë dhe virtytet e larta të të gjithë deputetëve të zgjedhur, gazeta “Taraboshi” shprehte besim të plotë në punën e tyre në të mirë të mbarë vendit.

“Deputetët, shkruante ajo, me vep­rën e tyre kishin për t’i treguar botës se në Shqipëri ndër çështjet politike dhe atdhetare nuk ka më myslimanë, katolikë e ortodoksë, por shqiptarë me mend, me zemër e me punë”.

Ndërsa, gazeta “Shkumbini” shkruante: “Ze­mrat dhe sytë e gjithë shqiptarëve, që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, sot janë kthyer drejt asaj ndërtese të vogël ku përfaqësuesit e zgjedhur do të mblidhen për t’i dhënë një drejtim të ri jetës shoqërore dhe politike të vendit.” Kështu, më 21 prill të vitit 1921, nisi punën në Tiranë Këshilli Kombëtar, apo Parlamenti i parë i zgjedhur i shtetit të ri shqiptar.

Tribuna e Këshillit Kombëtar u përdor për të parashtruar pikëpamje të ndryshme për çështjet politike, ekonomike e shoqërore. Aty u parashtrua nevoja e ngutshme e zhvillimit dhe e përparimit ekonomik e kulturor të vendit, por nuk u la anash as çështja e pazgjidhur kombëtare.

Deputetët e parlamentit, duke pasur parasysh edhe përvojën e luftës politike që e zhvilloi Këshilli Kombëtar i vitit 1920 për këtë çështje, kishin arritur marrëveshje të plotë që çështjet e shqiptarëve jashtë kufijve politikë të kishin trajtim parësor në seancat parlamentare.

Madje, u përcaktua si rregull që për pro-blemin kombëtar, të shqiptarëve në Jugosllavi e Greqi, kur e kërkonte nevoja, të lihej mënjanë çdo pikë e rendit të ditës ashtu që parlamenti t’i kushtonte seancë kësaj çështjeje. Ky koncept i trajtimit me prioritet të çështjes kombëtare ishte ndër veçoritë kryesore të veprim-tarisë parlamentare gjatë viteve 1921-1923.

Veç veprimtarisë direkte të parlamentit, deputetët e tij, nëpërmjet rezolutave, protestave apo telegrameve dërguar parlamenteve të shteteve të tjera dhe Lidhjes së Kombeve, bënin trysni të vazhdueshme edhe mbi qeve­rinë, në mënyrë të veçantë mbi ministrin e Punëve të Jash­tme, nëpërmjet interpelancave parlamentare.

Ata kërkonin prej tij ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë pranë organizmave ndërkombëtarë e sidomos pranë Lidhjes së Kombeve për ta prezantuar me objektivitet çështjen shqiptare dhe kërkesat që dilnin nga zhvillimi i ngjarjeve e i pro-ceseve politiko-historike në zonat e banuara nga shqiptarët.

Deputeti Avni Gjilani: Parlamenti nuk mund të bënte protestë politike, por njerëzore e miqësore për Parlamentin e Greqisë Në mbledhjen e 12 majit 1921 deputeti Ali Kop­rencka, pasi ishin burgosur disa shqiptarë në mesin e tyre edhe një deputet nga Parlamenti shqiptar që ndodhej në Greqi, kërkoj që t’i dërgohej protestë Parlamentit grek.

Ai ketë e arsyetoi me faktin se pasi Qeveria nuk ka për­faqësues në Greqi protesta të bëhej nga Parlamenti. Deputeti Tefik Mborja kërkoi që të vinte në Parlament mi­nistri i Punëve të Jashtme që të jepte shpjegime. Deputeti Avni Gjilani shprehu mendimin se Parlamenti nuk mund të bënte protestë politike, por njerëzore e miqësore për Parlamentin e Greqisë.

Për deputetin Stavro Vinjau kjo nuk ishte punë e Parlamentit. Deputeti Ali Koprencka i mllefosur deklaroi se do ta tërheq propozimin, kurse për deputetin Osman Haxhija kjo nuk ishte punë e Parla-mentit, por e Qeverisë. Hasan Prishtina kërkoi që të ftohet ministri në Parlament për shpjegime. Fjalën e mori Iljaz Vrioni, i cili theksoi se shpjegimet i jepte si deputet e jo si ministër.

Nga kjo shihet se edhe ministrat e zgjedhur krahas detyrës të ministrit e ruanin edhe detyrën e depu­tetit. Pra, ushtronin dy funksione. Ai thekson se nuk kanë ndonjë lajm zyrtar, por dëgjohet nga propaganda greke se këto po i bën Greqia për shkak të kishës së Korçës. Fan Noli e pyeti ministrin e Punëve të Jashtme se cili do të ishte përfundimi i protestës ndaj Parlamentit grek.

Shkurt a është e udhës të bëhet një protestë e tillë dhe çfarë fitimi do të sjellë? Iljaz Vrioni prapë dha mendimin si deputet e jo si ministër, duke theksuar se në këtë periudhë, kur grekët kanë sjellje të tilla, më mirë do të ishte të protes­to­hej para parlamenteve të botës, por jo para atij të Gre-qisë.

Deputetët Hasan Pri­shtina dhe Fan Noli kërkuan që kjo çështje të shtyhej për të marrë informacione shtesë. Ky propozim u pra­nua. Deputetët vepronin në përputhje me strategjinë e lë­vizjes kombëtare për ruajtjen, konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit të vitit 1913, gjendja e të cilit ndikonte gjithsesi edhe në procesin e përpjekjeve për zgjidhjen e problemit kombëtar.

Në mbledhjen e 14 majit 1921, deputeti Hasan Prishtina kërkoi nga Parlamenti që t’i sugjerojë Qeverisë që të përkujdeset në mënyrë të veçantë edhe për ata shqiptarë që ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Në shpje­gime më të detajuara, kërkuar nga Eshref Frashëri, Hasan Prishtina shpreh mendimin se ishte e domosdoshme që Qeveria të përkujdesej për shqiptarët e Kosovës, Ça-mërisë, Stambollit, Rumanisë etj. Deputeti Kristo Dako pohoi se, krahas shkollave greke në Shqipëri, dëshirohet që të ketë shkolla shqipe edhe në Kosovë dhe Çamëri.

Mendimi i Ali Këlcyrës ishte se Shqipëria duhej t’i tre­gonte botës se interesohet dhe se i do shqiptarët e Kosovës e të Çamërisë, gjë që do ta mbante lart moralin e po-pullit të këtyre toka etnike shqiptare. Më Qeveria shqiptare mori vendimin që gjenerali Ali Riza Kolonja të dërgohej në Gjenevë si ekspert ushtarak me kërkesë të kryetarit të delegacionit shqiptar të Parisit.

Më 15 qershor nga një thirrje e Vrionit, bazuar në nenin 11 të marrëveshjes, i kërkohej përsëri me urgjencë Lidhjes që ta vlerësonte situatën ekzistuese ndërmjet Shqipërisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Si rezultat i kësaj, çështja e kufijve shqiptarë u diskutua në Këshillin e Lidhjes së Kombeve në sesionin e tij të 13, i cili ishte mbajtur në qershor të vitit 1921.

Në sesionin publik të 25 qershorit delegatëve të Shqipërisë, Greqisë dhe Jugosllavisë iu dha mundësia që t’i shprehnin pikëpamjet e tyre në tryezën e Këshillit. Përfaqësuesi shqiptar, Fan Noli, i pari e mori fjalën, duke kërkuar që kufijtë e Shqipërisë të mbeteshin ata që ishin vendosur në Londër më 1913.

Sa për Shqipërinë e Jugut Qeveria Shqiptare theksonte se ishte në zotërim të të gjitha territoreve të caktuara më 1913, “me përjashtim të një zone që e rrethonte Korçën, e cila ishte pushtuar nga trupat greke pas tërheqjes së forcave franceze”.

Prania e trupave të huaja në tokën shqiptare në jug e veçanërisht përgjatë kufirit me Jugosllavinë, deklaroi Noli, paralizon tërë politikën e brendshme të Qeverisë Shqiptare.

Hasan Prishtina: Meqenëse imzot Noli po shkon në Lidhjen e Kombeve duhet ta ketë gjithnjë në kujdes çështjen e pakicës Në mbrojtje të trevave të okupuara doli sërish deputeti Hasan Prishtina para Këshillit Kombëtar më , duke kërkuar përkujdesje edhe për shqiptarët që janë jashtë Shqipërisë.

Me atë rast Prishtina theksoi: “Meqenëse imzot Noli po shkon në Lidhjen e Kombeve duhet ta ketë gjithnjë në kujdes çështjen e pakicës. Lutem që edhe një herë të rrëfehet deshiri i jonë për situatën e atyre shqiptarëve që janë jashtë Shqipnis”.

Pra, pasi u diskutua dhe u miratua propozimi i Qeverisë për dërgimin e Fan Nolit si përfaqësues i Shqipë­risë në Lidhjen e Kombeve, deputetët e porosisin Nolin që gjithmonë t’i kishte kujdes të drejtat e shqiptarëve që ishin jashtë Shqipërisë.

Ata ndiqnin me vëmendje, vëzhgonin me mprehtësi ecurinë e ngjarjeve dhe analizonin situatat për fatin e bashkëkombësve, të cilat i përcillnin me preo­kupim. Kjo u vërejt siç e pamë më lart, në përkrahjen e plotë që pati propozimi i Hasan Prishtinës lidhur me përkujdesjen e Qeverisë për shqiptarët që ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Nisur nga ky parim, deputeti Kadri Prishtina qysh në seancat e para të Parlamentit, duke e traj­tuar këtë problem, shprehu mendimin se për t’i për-balluar me përgjegjësi politike dhe shtetërore nevojat që i diktonte koha, deputetët duhej të tregonin vëmendje të duhur për problemin kombëtar.

Deputetët i bashkonte shqiptarizmi, ndjenja e fortë kombëtare, e cila ishte e fuqishme dhe vepruese në ndër-gjegjen e tyre politike e kombëtare. Edhe propozimi i Hasan Prishtinës për dërgimin e një delegacioni, ose komisioni parlamentar, në Romë, Paris, Londër e po qe nevoja edhe në Washington, u mbështet kryesisht nga deputetët, si: R. Mitrovica, L. Gurakuqi, M. Kruja. N. Mjeda, Gj.

Fishta, H. Mushqeta, H. Kadriu, R. Daci etj., shumica e të cilëve ishin përfaqësues të Partisë Përparimtare. Ata këmbëngulën për dërgimin e një komisioni parlamentar, duke e konsi­deruar si veprim efikas, ngase heshtja dhe mosveprimi si parlament mund të sillte dëme për vendin.

Me këtë rast pretendohej që veprimi i Parlamentit të ishte i pavarur nga masat që do t’i ndërmerrte Qeveria shqiptare. Më Mithat Frashëri bëri një mbrojtje të admirueshme të çështjes shqiptare, duke kërkuar nga Komisioni i Ekspertëve që statusi i vitit 1913 dhe integriteti i Shqipërisë së pavarur të jenë çështje të padiskutue-shme.

Frashëri hodhi poshtë pretendimet territoriale greke dhe jugosllave, duke kërkuar revidimet shqiptare dhe eliminimin e padrejtësive të nënshkruara në Protokollin e Firences më 1913. Qeveria e Iljaz Vrionit, në fillim të shtatorit 1921, të gjitha përpjekjet i kishte përqendruar në veprimtarinë e saj ndërkombëtare, kryesisht në Lidhjen e Kombeve.

Në ballë të delegacionit shqiptar ishte përsëri Fan Noli. Duke e parë qëndrimin aq përçmues të Qeverisë greke ndaj pakicës shqiptare në kohën kur Qeveria Shqiptare për pakicën greke kishte një përkujdesje të veçantë – kryepërfaqësuesi shqiptar Fan Noli, në fjalimin që mbajti në Lidhjen e Kombeve, kërkoi që pakica kombëtare shqiptare brenda shtetit grek t’i gëzonte të gjitha ato të drejta që i kishte pakica grekofolëse brenda shtetit shqiptar.

Pikërisht ishte kjo arsyeja pse sekretari i Lidhjes së Kombeve, Eric Drummond, sipas porosisë së kryetarit të Këshillit, më 2.X. 1921 ia dërgoi një shkresë kryeministrit grek, duke ia përcjellë edhe procesverbalin e mbledhjes së Lidhjes së Kombeve. Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, A.

Kartalli, nëpërmjet notës së datës 12.XI.1921 i përgjigjej sekretarit të Këshillit dhe Lidhjes së Kombeve dhe thek­sonte ndër të tjera: “Qeveria helenike për arsye juridike e politike nuk mund të vërë në zbatim marrëveshjen e Sevres për mbrojtjen e pakicës shqiptare, para se ajo të miratohet”.

Burimi: Bota Sot