Një derbi mbetet gjithmonë derbi, edhe kur nuk ka asgjë në lojë. Përballja mes Interit dhe Milanit ka gjithmonë një atmosferë të veçantë, qoftë edhe në një ndeshje miqësore. Protagonistët – nga Pio Esposito e Dimarco tek Amorim – e konfirmuan këtë në prag të ndeshjes që do të zhvillohet në Perth.
Dhe ndërsa statistikat e derbive zyrtare të qytetit njihen gjerësisht, historia e përballjeve të tyre miqësore mbetet e fshehur në analet e “futbollit të gushtit”. Duke filluar nga turnetë verore tradicionale me ndeshje të shkurtuara (siç ishte “Trofeu TIM”) e deri te “International Champions Cup” e kohëve të fundit, në histori janë zhvilluar gjithsej 71 derbi “jozyrtarë”.
Bilanci është: 24 fitore për Interin, 36 për Milanin dhe 11 barazime. Megjithatë, zikaltërit dhe kuqezinjtë nuk janë përballur me njëri-tjetrin në një ndeshje të tillë prej më shumë se një dekade; përballjet e fundit datojnë në vitin 2015 – vit gjatë të cilit u luajtën plot katër derbi miqësorë, edhe pse dy prej tyre zgjatën vetëm 45 minuta.
Të mërkurën, më 5 gusht, në orën , Milani dhe Interi do të përballen në Perth në një ndeshje miqësore kushtuar Franco Baresit.
