Pse nuk është njoftuar zyrtarisht Yan Diomande te Reali,?

0%

Real Madridi është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë, Ousmane Diomande, pasi ka arritur marrëveshje me Leipzigun gjerman. Sipas gazetarit të “ESPN” në Spanjë, Rodra, vonesa në finalizimin e marrëveshjes nuk lidhet me ndonjë mosmarrëveshje me lojtarin apo agjentin e tij, siç është raportuar në disa media.

Pengesa e vetme ka qenë Leipzigu, edhe pse marrëveshja mes të gjitha palëve është arritur prej disa ditësh. Sipas të njëjtit burim, vlera e transferimit kalon shifrën e 130 milionë eurove, duke përfshirë edhe bonuset. Real Madridi pret që Diomande të mbërrijë këtë javë në Valdebebas për të përfunduar procedurat e transferimit dhe për t’iu bashkuar skuadrës.

Edhe gazetari gjerman Florian Plettenberg, nga Sky Sport Germany, e ka konfirmuar këtë zhvillim. Ai bëri të ditur se bisedimet mes dy klubeve kanë avancuar ndjeshëm dhe se nënshkrimi i kontratave përfundimtare është tashmë vetëm çështje kohe. Tashmë gjithçka varet nga koha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Real Madridi dëshiron ta mbyllë marrëveshjen përpara se futbollisti të niset me Leipzigun në fazën përgatitore në Austri. Drejtuesit e klubit spanjoll synojnë që ai t’i kryejë kontrollimet mjekësore dhe të përfundojë të gjitha procedurat administrative para nisjes, në mënyrë që të shmanget çdo vonesë në bashkimin e tij me ekipin.

Diomande është një nga prioritetet kryesore të Jose Mourinhos. Trajneri portugez dëshiron ta ketë në dispozicion sa më shpejt, në mënyrë që mbrojtësi të përfshihet në përgatitjet fizike dhe taktike përpara nisjes së sezonit të ri. Drejtuesit e Real Madridit shpresojnë ta mbyllin këtë operacion brenda pak orësh.

Më pas pritet të vijë njoftimi zyrtar dhe prezantimi i futbollistit para tifozëve, si pjesë e planit të klubit për të forcuar skuadrën me talente të rinj dhe për ta rikthyer ekipin në majat e futbollit pas dy sezoneve pa trofe.

Burimi: Bota Sot