Federata Turke emëron ish-gjyqtarin e Kupës së Botës, Anthony Taylor,

0%

Gjyqtari anglez Anthony Taylor është emëruar drejtor i gjyqtarëve elitarë në Federatën Turke të Futbollit (TFF), pas tërheqjes së tij nga arbitrimi aktiv pas një karriere 20-vjeçare. Emërimi i Taylor u konfirmua nga firma ligjore Trinity Chambers, e cila përfaqësoi gjyqtarin gjatë procesit të rekrutimit.

Në rolin e tij të ri, Taylor do të drejtojë zhvillimin strategjik dhe teknik të arbitrimit elitar në Turqi, me synim forcimin e programit kombëtar sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s. “Jam i kënaqur që marr këtë rol të ri”, deklaroi Taylor pas emërimit.

Avokati Fraser Williamson vlerësoi arritjet e gjyqtarit anglez në futboll, duke thënë se përvoja e tij përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të arbitrimit elitar në Turqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Taylor, 47 vjeç, njoftoi muajin e kaluar tërheqjen nga arbitrimi, duke mbyllur një karrierë ku drejtoi 668 ndeshje profesionale vendase dhe mori pjesë në kompeticione të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Euro 2020 dhe Kupat e Botës FIFA 2022 dhe 2026.

Burimi: Bota Sot