Akuza e rëndë vjen nga presidenti i Federatës së Jordanisë, Princi Ali bin Al Hussein, i cili ka sulmuar publikisht Gianni Infantinon duke e akuzuar për “shantazhim” në këmbim të mbështetjes për mandatin e katërt.
Në një postim nga profili i Princ Hussein ai shkroi se FIFA i ka premtuar mbeshtetje të kombëtares nëse votojn pro Infantinos në mandatin e ardhshëm: “Është e qartë se problemi është me lidershipin. Për muaj tërë, FIFA ka refuzuar të na ndihmojë – derisa gjatë Kupës së Botës m’u komunikua se nëse e mbështes Infantinon për mandatin e katërt, do të ndihmonte shumë Federatën tonë.”
Ai shtoi se kurrë nuk e kanë mbështetur Infantinon dhe tash situata mes tyre më se u përkeqsua: “Ne në Jordani krenohemi me vlerat etike. Ne nuk e kemi mbështetur atë më parë dhe sigurisht që nuk do ta bëjmë tani. Por e gjithë situata përbën shantazh dhe ne refuzojmë t’i dorëzohemi kësaj.”
Jordania, që shkoi për herë të parë në Botëror, ankohet se u penalizua nga FIFA: tifozë pa viza amerikane, taksim i madh nga SHBA për pjesëmarrjen dhe shpërblimi i Arab Cup që nuk ka ardhur që nga dhjetori. Skandali vjen pasi Infantino u detyrua të braktisë planin për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë pas bujës së madhe javën e kaluar.
Jordania është shteti i parë aziatik që i bashkohet UEFA-s dhe CONCACAF-it kundër Infantos.
