Shamrok shtang kampionët e Shqipërisë

0%

Shamrok Rovers ka fituar 3 me 1 përballë Egnatias. Kjo ishte ndeshja e parë e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Europës. Ekipi i Nevil Dedes u shtang nga dominimi i Shamrok në Irlandë. Një ekip i cili njihet për performancat pozitive në shtëpi, ndërsa në transfertë shfaq probleme. Një penallti e shkaktuar nga Gruda i dha avantazhin Shamrokut në minutën e 29-të.

Egnatia reagoi në pjesën e parë, ndërsa pikërisht Gruda fitoi penallti për Egnatian. Mbrojtësi Haime e mori përsipër dhe gaboi, por detyroi Grin që të shkaktonte autogol. Pjesa e dytë foli vetëm për vendësit. Dhe pse trajneri Dede ndryshoi sulmin sapo filloi fraksioni i dytë, nuk pati ndikim. Dy gola identikë u shënuan nga Shamrok brenda tre minutash.

Pas harkimeve nga këndorja shënuan me kokë Lopes dhe Grin. Sfida e kthimit do të luhet më 13 gusht, prej orës në stadiumin “Arena Egnatia”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot