Mes sfidave financiare, nesër hapet panairi i librit “Ferizaj 2026”

0%

Organizatorët e panairit të librit “Ferizaj 2026” po merren me detajet e fundit para se nesër () paradite ta hapin edicionin e tetë. Panairi do të zgjasë nga e enjtja deri të shtunën e 9 gushtit. Ministria e Kulturës ende nuk i ka publikuar përfituesit e skemës subvencionuese për OJQ-të, duke sfiduar organizatorët e edicionit të sivjetmë.

Arsim Hamiti, kryetari i klubit “De Rada”, që e organizon panairin me mbështetjen e vetme të zotuar nga Komuna e Ferizajt, ka thënë për Kallxo.com se po përballen me sfida financiare për organizimin e panairit. “E kjo mendoj se është pyetja më e vështirë deri tash.

Vitin e kaluar, për shembull, klubi letrar ‘De Rada’ nuk mori asnjë subvencionim nga Ministria e Kulturës për asnjë organizim të saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbështetja ishte zero euro edhe për panairin, por ne megjithatë e organizuam me ndihmën e Komunës së Ferizajt, e cila na ndihmoi sadopak” – ka thënë Hamiti, duke treguar se “De Rada” edhe sivjet ka aplikuar me projektin e Panairit të Librit dhe se pret mbështetje ministrore.

Por, Hamiti beson se edhe ardhja e mërgimtarëve për pushime verore në vendlindje në kohën e panairit do të ndikojë për masivizimin e tij, duke u ofruar blerësve libra me çmime promocionale. “Madje, panairi gjithmonë është mbajtur në të njëjtën kohë, në javën e parë të gushtit saktësisht edhe për këtë arsye” – ka thënë Hamiti.

“Qysh në fillet e saj, para tetë vitesh, udhëheqësia e asaj kohe, pjesë e së cilës isha edhe unë, e kishte menduar si një aktivitet kulturor, i cili do t’i ofrohej publikut ferizajas, rrethinës por edhe bashkatdhetarëve tanë, të cilët në fillim të gushtit janë më të përqendruar në vendlindje”.

Madje edhe në kalendarin kulturor ferizajas panairi i librit gjithmonë organizohet kastile në kuadër të ”Ditëve të Mërgatës”.

Gent Veseli, i cili ka ardhur nga Zvicra në Ferizaj që t’i kalojë pushimet në vendlindjen e babait, ka thënë se panairi është mundësi e mirë për blerjen e titujve të preferuar në qytetin ku të rrallë janë titujt letrarë që mund t’i gjesh në libraritë lokale, që ofrojnë kryesisht tekste shkollore dhe materiale kancelarie.

“Natyrisht se shpresoj se do të ketë tituj të rinj dhe çmime të arsyeshme” – ka thënë ai. Hapja zyrtare e panairit në sheshin kryesor do të bëhet në ora , por promovimi i parë do të bëhet prej orës .

“Është një libër i shtëpisë botuese ‘Fan Noli’ nga Shqipëria i dy autorëve të huaj, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, i titulluar ‘Hashim Thaçi – një biografi’’, i cili edhe pse është botuar më herët, besojmë se për shkak të momentumit në të cilin gjendet procesi i Gjykatës Speciale do të jetë në interes të publikut, njëherësh besojmë që edhe do të jetë një nga temat që do të diskutohet gjatë panairit”- ka thënë Hamiti.

Më 6 gusht prej orës prezantohet libri i Sherafedin Kadriut “Kur vdesin ngjyrat”, botuar nga shtëpia botuese “Beqir Musliu”. Po të enjten, por prej orës , shtëpia botuese “Koliqi”, organizon mbrëmje me shkrimtaren Naime Beqiraj dhe promovohet libri “Mos i kallxo harrimit”. Do të paraqiten edhe emra të rinj të letërsisë si Idajete Imeri e Bulëza Hysenaj.

Hamiti sivjet ka marrë drejtimin e klubit letrar “De Rada”, që zakonisht bart barrën më të madhe të organizimit. “Pozita e udhëheqësit, jo vetëm tani për mua, por edhe për udhëheqësit para meje, zakonisht disi është konceptuar vetëm si një përgjegjësi më tepër për publikun, anëtarët, qytetin dhe kulturën në përgjithësi dhe assesi jo ndryshe” – ka thënë Hamiti, duke shtuar se menaxhimi i panairit ferizajas asnjëherë nuk ka qenë përgjegjësi vetëm e një njeriu “por e tërë udhëheqësisë dhe mendoj se as tani nuk do të ketë ndonjë ndryshim”.

Edicioni i tetë nuk ka ndonjë temë bosht me të cilën do të identifikohej dhe rreth së cilës do të qendërsoheshin debatet. Hamiti thot se nuk kanë dashur ta specifikojnë ndonjë temë të caktuar që të mos ndikojnë në ngushtimin e temave dhe çështjeve që mund të jenë në interesin e publikut, autorëve a botuesve.

“Përndryshe ne presim që në shtator të organizojmë edhe edicionin e ri të ‘Muzave të Jezercit’, formati i të cilit na detyron të caktojmë një temë aktuale, kështu që ne kemi menduar që panairi të jetë më i hapur në këtë drejtim” – ka treguar ai.

Edicioni i tetë i panairit mbyllet të shtunën mbrëma () me promovimin e librit “Gjarpri ilir lidh shekujt”, botimet DRINI, të veteranit të gazetarisë shqiptare, Nehat Islami. Islami, megjithëse me shëndet të rënduar, ka paralajmëruar se do të jetë i pranishëm për librin e tij të tretë të promovuar sivjet në Ferizaj.

Me promovimin e librit “Gjarpri ilir lidh shekujt” të Nehat Islamit, vizitor i panairit të kaluar, mbyllet edicioni “Ferizaj 2026”.

“Pra, vetë organizimi i panairit të librit, përveç se u ofron qytetarëve dhe bashkatdhetarëve tanë mijëra tituj çdo vit, qëndron edhe si një urë lidhëse e vetë lexuesve dhe njerëzve të kulturës me botues dhe autorë nga gjitha trojet shqiptare” – ka thënë Hamiti për Kallxo.com.

“Ky panair, për këto dhe arsye tjera të ngjashme po vlerësohet çdo vit e më tepër edhe nga qytetarët, por edhe nga mysafirët që për çdo vit e vizitojnë në numër jashtëzakonisht të madh”.

Burimi: Kallxo