Dita e 66-ë e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë!

0%

Ka nisur marshimi si për cdo ditë nga sheshi Skënderbej, në shenjë kundërshtie ndaj sistemit politik në Shqipëri. Për 66 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra.

Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Sot shënohet dita e 66-të e protestave, ndërsa qytetarët u mblodhën sërish për të përsëritur thirrjen e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot