Debutim “horror” për Mario Mitajn

0%

Xhenoa është mposhtur me rezultatin 10 me 1 në miqësoren ndaj Bornmuth. Kështu u mbyll edhe turneu i tyre në Angli, ndërsa sfida me ekipin e Premier Ligë solli 11 gola. Duhet saktësuar se sfida e rrallë u luajt me katër pjesë 30 minutëshe. Mario Mitaj ndërkohë e nisi titullar në debutimin me ekipin e trajnerit De Rosi. Kujtojmë se Mitaj u huazua me opsion blerjen në Seria A.

Xhenoa ndërkohë duket se ka nevojë akoma për përforcime në sezonin e ri.

Burimi: Bota Sot