Takimi me Abdixhikun, Kurti hap temën e presidentit: Duhet edhe

0%

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në kuvend bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetarin Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin. Kurti tha se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit nuk i takon vetëm mazhorancës por edhe opozitës.

Kurti: Zgjedhja e presidentit s’është përgjegjësi veç e mazhorancës por edhe e opozitës “Të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca por edhe opozita sepse kushtetushmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit të popullit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë” , tha Kurti.

Ky është takimi i dytë në mes Kurtit dhe Abdixhikut, ndërsa PDK dhe Aleanca ia kanë refuzuar takimet kreut të VV-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot