Mbajti të vdekur babain 90-vjeçar në frigorifer, për t’i marrë

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Mystrasit në Greqi, ku trupi i një burri 90-vjeçar u gjet i fshehur brenda një frigoriferi komercial në bodrumin e banesës. Ngjarja u zbulua pasi autoritetet morën informacion për mungesën e të moshuarit dhe nisën hetimet. Gjatë kontrolleve, policia zbuloi trupin e 90-vjeçarit të vendosur brenda një frigoriferi të madh.

Në vendngjarje mbërriti një mjek ligjor, i cili, sipas ekzaminimit fillestar, nuk konstatoi shenja të dukshme dhune në trupin e viktimës. Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas kryerjes së autopsisë së plotë. Në kuadër të hetimit, policia shoqëroi dhe më pas arrestoi djalin 55-vjeçar të viktimës.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se u ka deklaruar autoriteteve se babai i tij kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore. I arrestuari dyshohet se e kishte mbajtur trupin e të atit në frigorifer për të vazhduar të merrte pensionin e tij. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe kohën kur ka ndodhur vdekja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot