Zelensky publikoi pamjet dramatike – droni rus ndoqi dhe sulmoi një

0%

Një video e publikuar së fundmi nga autoritetet ukrainase tregon një dron rus që ndjek dhe sulmon një civil ukrainas në një biçikletë elektrike. Pamjet, të filmuara nga vetë droni, tregojnë se operatori e ndjek për një kohë të gjatë viktimën përpara se ta godasë me një mjet shpërthyes.

Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të veprojë më vendosmërisht kundër Rusisë. “Bota duhet ta shohë këtë. Duhet të shohë çdo provë se Rusia ka humbur çdo kufi dhe se ushtarët e saj kënaqen duke vrarë dhe keqtrajtuar civilët.

Pa presion ndaj Rusisë, pa çmontimin e kapaciteteve të saj agresive dhe pa garanci të vërteta sigurie, është e pamundur të imagjinohet që bota të mund të bashkëjetojë me këtë të keqe,” shkroi Zelensky. Ai theksoi se mbrojtja e jetës duhet të mbetet prioritet dhe se Rusia duhet të detyrohet të mendojë seriozisht për paqen, në vend që të zgjerojë përdorimin e dronëve në luftë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky nuk është vetëm një problem i Ukrainës. Fushata e Rusisë kundër jetës njerëzore duhet të ndalet këtu, në Ukrainë, përpara se të përhapet më tej. Finlanda, Kazakistani, shtetet baltike, Polonia, vendet e Kaukazit Jugor, Rumania dhe Moldavia duhet të punojnë së bashku për të siguruar garanci reale të sigurisë dhe për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.

Paqja është e mundur vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithë atyre që e vlerësojnë vërtet paqen. Faleminderit të gjithëve që qëndrojnë në krah të Ukrainës,” përfundoi presidenti ukrainas.

Burimi: Telegrafi