Baraliu: Mundësia e fundit që LVV e LDK të gjejnë zgjidhje për të mos

0%

Shpërndaje në: Profesori çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se takimi i sotëm mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur zgjidhje për shmangien e zgjedhjeve të reja. Ai ka theksuar se është “momenti i fundit” që Kurti e Abdixhiku të merren vesh.

“Do të duhej të ishte një çast mirëkuptimi dhe përparimi në gjetjen e një mundësie bashkëpunimi, marrëveshje gjithëpërfshirëse për qeverisjen dhe presidentin, ose një marrëveshje parciale për presidenten dhe jo qeverisjen. Mbase kjo është mundësia e fundit mes dy subjekteve që të gjejnë zgjidhje për të mos e çuar vendin në zgjedhje”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta”.

Të martën pasdite takohen Kurti e Abdixhiku në përpjekje për të gjetur marrëveshje për formimin e institucioneve. Në takimin e parë, të dy u shprehën optimistë për vazhdimin e bisedimeve. Megjithatë, negociatat u pezulluan për shkak të Kuvendit të LDK-së, të cilit i mbijetoi Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të shkojë me vullnet të mirë dhe gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje, me synim konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit. Takimi pritet të fillojë nga ora .

Burimi: Koha