Mirlind Daku është shumë pranë transferimit te Spartaku i Moskës, pasi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore, raportojnë mediat ruse. Sipas “Metaratings”, 28-vjeçari pritet të zyrtarizohet së shpejti si lojtar i ri i Spartakut, ndërsa ka zgjedhur të mbajë fanellën me numrin 19.
Daku ka qenë pjesë e Rubin Kazanit që nga vera e vitit 2023, ku është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Gjatë kësaj periudhe ai ka zhvilluar 93 ndeshje, duke realizuar 38 gola dhe duke kontribuar me 13 asistime.
Mirlind Daku mes lotëve përshëndetet me Rubin Kazanin, do të fitojë miliona te Spartak Moska Ndërkohë, ylli shqiptar do të bëhet gjithashtu një ndër lojtarët më të paguar në kampionat, pasi pritet të përfitojë një pagë prej 3.3 milionë eurove, si dhe të merr një bonus nënshkrimi në vlerën e 1.5 milionë eurove.
Nëse transferimi zyrtarizohet, ky do të jetë një nga lëvizjet më të rëndësishme në karrierën e Dakut, i cili do të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit rus, por tashmë me një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme të vendit. Tifozët e Spartakut kundër transferimit të Dakut, shfaqin pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!
Problemi kryesor padyshim për Dakun do të jenë tifozët, me disa prej tyre që kanë dalë publikisht për ta kundërshtuar, ku edhe shfaqën një baner skandaloz ku thuhej “Fundërrina shqiptare jashtë!”./ Telegrafi
