Reagon presidenti Duka për transferimin e Nedim Bajramit

0%

Nedim Bajrami nisi një kapitull të ri në karrierë, teksa u prezantua në mbrëmjen e së hënës te Al Taawoun, klub që militon në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. Kjo marrëveshje mes sauditëve dhe Rangers u bë e mundur në sajë të formulës së huazimit.

Lidhur me këtë hap të mesfushorit shqiptar, ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili shprehet se në këtë sfidë të rea, ai do të ketë një tjetër mundësi për të treguar vlerat e futbollit shqiptar. Më tej, kreu i FSHF-së shton se Bajrami do vazhdojë të shkëlqejë dhe të përfaqësojë me dinjitet ngjyrat tona kuqezi.

POSTIMI: “Një sfidë e re, një tjetër mundësi për të treguar vlerat e futbollit shqiptar. I uroj Nedim Bajramit shumë suksese me Al Taawoun dhe besoj se do të vazhdojë të shkëlqejë e të përfaqësojë me dinjitet ngjyrat tona”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot