Alen Sherri drejt largimit

0%

E ardhmja e Alen Sherrit te Kaljari vijon të jetë e paqartë, ndërsa emri i portierit të Kombëtares shqiptare vazhdon të qarkullojë në merkaton italiane. Sipas “Il Secolo XIX”, Specia po kërkon një portier të ri, pasi pista që çonte te Davide Merelli është komplikuar. Favoriti i momentit mbetet Alesandro Mikai, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Rexhianën.

Megjithatë, Specia është gati të intensifikojë kontaktet për Alen Sherrin. Portieri shqiptar po zhvillon fazën përgatitore me Kaljarin, ndërsa drejtuesit e klubit sard pritet të marrin një vendim për të ardhmen e tij pas ndeshjeve miqësore të verës.

Specia e vlerëson Sherrin si një profil me eksperiencë dhe cilësi, ndërsa interesimi për gardianin kuqezi mbetet aktiv në pritje të zhvillimeve të ditëve në vijim. Në rast se pista Mikai dështon, Alen Sherri pritet të jetë emri kryesor që synohet për të marrë vendin mes shtyllave të skuadrës ligure që militon në Serinë C.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot