Sot, në Zubin Potok nisi përurimi i rehabilitimit të një pjese të kanalit të Ibër-Lepencit, projekt që sipas krerëve të shtetit synon forcimin e sigurisë ujore dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend.
Në ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilët vlerësuan rëndësinë e investimit për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë dhe sigurinë në vendin tonë. Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit ndodhi më Zubin Potok, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe ndërprerje të sigurisë me ujë.
