PSG në pritje

0%

Barcelona është e qetë, por njëkohësisht e zhgënjyer nga komentet e fundit të Ferran Torresit për të ardhmen e tij në klub. Drejtuesit katalanas mund të përshpejtojnë bisedimet për rinovimin e kontratës me sulmuesin spanjoll pas rikthimit të tij në përgatitjet parasezonale.

Torres vjen pas një periudhe fantastike, pasi shënoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës, në triumfin 1-0. Sezonin e kaluar, 26-vjeçari realizoi 21 gola në të gjitha garat, duke ndihmuar Barcelonën të fitonte dy tituj radhazi të La Ligës.

Spanjolli shihet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë rolin e sulmuesit kryesor pas largimit të Robert Leëandoëskit në sezonin 2026/27. Megjithatë, situata e kontratës së tij ka krijuar pasiguri, pasi marrëveshja aktuale skadon në vitin 2027.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimeve, Paris Saint-Germain po monitoron situatën dhe mund të tentojë transferimin e Torresit nëse ai nuk pranon ofertën e rinovimit nga Barcelona.

Klubi katalanas fillimisht kishte planifikuar që negociatat për kontratën e re të nisnin në muajin shtator, por kjo mund ta vendosë Barcelonën në një pozitë të vështirë, pasi rrezikon ta humbasë lojtarin pa përfitim financiar në vitin 2027.

Pas finales së Botërorit, Torres ka shtuar dyshimet për të ardhmen e tij me disa deklarata për mediat amerikane, ku ka lënë të kuptohet se vendimi i tij ende nuk është marrë. Barcelona, sipas mediave spanjolle, nuk ka hyrë në panik pas këtyre deklaratave, por drejtuesit e klubit janë të pakënaqur që çështja u diskutua publikisht nga lojtari, ndërsa po përgatisnin ofertën e re.

Trajneri Hansi Flick mbetet optimist se Ferran Torres do të vazhdojë në “Camp Nou”, por klubi mund të detyrohet të ndryshojë planin dhe të nisë më herët negociatat për rinovimin e kontratës.

Burimi: Bota Sot