BE-ja përsërit thirrjen për ndalimin e rrënimeve në veri deri në

0%

Nga: Augustin Palokaj Shpërndaje në: Bashkimi Evropian ka përsëritur të martën thirrjen ndaj autoriteteve në Kosovë që të ndalin rrënimin e objekteve në veri të Kosovës derisa të përfundojnë të gjitha procedurat gjyqësore. Po ashtu, BE-ja ka shprehur keqardhje që Kosova nuk i ka përfillur thirrjet e mëhershme për ndërprerjen e këtyre rrënimeve rreth Liqenit të Ujmanit.

Këtë e ka deklaruar në Bruksel, gjatë një konference për shtyp, Annita Hiper, zëdhënëse e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. “Na vjen keq që rrënimi i shtëpive ka vazhduar, veçanërisht pasi ankesat lidhur me pronat janë ende në shqyrtim gjyqësor.

BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të ndalin çdo shembje të mëtejme dhe të punojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ligjore. Çdo hap në drejtim të kundërt, përfshirë edhe shembjet, duhet të pezullohet derisa gjykatat kompetente të nxjerrin vendimin përfundimtar lidhur me ankesat”, ka thënë zëdhënësja e BE-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo i bëri këto komente duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse shembja e objekteve të ndërtuara pa leje, me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, po bëhet për të ushtruar presion ndaj serbëve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës. BE-ja edhe më herët kishte bërë thirrje që të mos rrënohen objektet në fjalë, pasi për to janë duke u zhvilluar procedura gjyqësore.

Burimi: Koha