Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i festivalit “Etno Fest” është hapur të hënën, më 3 gusht në fshatin Kukaj të Prishtinës, duke shënuar fillimin e një udhëtimi që këtë vit i kushtohet Kujtesës.
Festivali nisi me hapjen e disa ekspozita, performancave muzikore e skenik që pasqyrojnë temën e sivjetme të “Etno Fest”-it, duke ftuar vizitorët të kujtojnë të kaluarën si trashëgimi, identitet dhe burim frymëzimi. Për më shumë së një dekadë, “Etno Fest” është shndërruar në një ‘odë’ ku e kaluar jo vetëm mund të tregohet, por edhe të përjetohet.
Edhe këtë vit, hapja e festivali mblodhi artistë, zyrtarë shtetëror e qytetarët të shumë. Kukaj, vendi i traditës Në mesin e tyre dhe Albulena Haxhiun, ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, e cila tha se “Etno Fest”-ti po vazhdon ta ruajë dhe promovojë traditën.
Sipas saj, prej vitesh, në fshatin Kukaj janë hapur sërish shtëpitë dhe janë mbledhur njerëz në oborre duke ua përcjell të rinjve këngët, tregimet e zanatet që kanë kaluar prej një brezi te tjetri. “Këtu vijnë artistë që dëgjojnë këngët dhe rrëfimet e banorëve, shohin si punojnë mjeshtrit dhe krijojnë prej tyre vepra të reja.
Banorët ua hapin shtëpitë dhe i bëjnë pjesë të vendit, ndaj festivali ka marrë prej tyre karakterin që e dallon. ‘EtnoFest’-i është lidhur aq fort me Kukajn, sa vështirë të mendohet diku tjetër. Shfaqjet marrin formë sipas shtëpive dhe oborreve ku luhen, ndërsa banorët e mbajnë festivalin të lidhur me jetën e fshatit”- tha ajo.
Ndërsa, Fadil Hysaj, themelues dhe drejtues i “Etno Fest”-it tha në hapje se temë boshte e këqij edicion është kujtesa, siç tha ai, për të kujtuar të tashmën dhe të kaluarën. “Me gjurmuar vetëm tonë, për të kujtuar kush jemi është në njëfarë forme si ta gjesh bërthamën tonë identitare” – tha ai.
Tradita që ‘pushtoi’ Holivudin Ekspozitat, instalacionet e pikat muzikore të prezantuar në ditën e parë të festivalit e morën vëmendjen e publiku, veçmas interpretimi me kavall dhe Vendim Kapajt, i cili luajti edhe pjesë nga kolona zanore e filmit holivudian, “Odiseu”. Në një pronoincim për KALLXO.com Kapaj tha se në Kukaj ka gjetur atë që në shumë vende që nuk e ka gjetur.
“Kam pasur fatin të vizitojë shumë vendbanime dhe kam parë shumë vepra antike, por këtu u futa tamam në traditën e vjetër shqiptare”- ka thënë Kapaj, Kurse, Ridvan Slivova, fotograf, auto i ekspozitës “Golgota paqësor” pjesë e edicionit të sivjetmë të ‘Etno Festi” tha për KALLXO.com se publiku duhet të njohët me Sakrificat që janë bërë deri në arritje e paqes dhe kjo siç tha ai pasqyrohet përmes ekspozitës së tij të fotografisë.
“Përmes këtyre fotografive jemi munduar, duke u mbështetur edhe në temën e festivali, që është një kujtesë e së kaluarës sonë, që është një histori e vërtetë, dokumentim i së vërtetës”- tha ai. Çdo natë në “Etno Fest” do të ketë etno -performanca, shfaqje teatrore, fila dokumentar, debate e mbrëmje muzikore. Edicioni i sivjetmë i këtij mbyllet më 10 gusht me ndarje e çmimeve të festivali.
Pamje nga “Etno Fest” 2026. Foto: KALLXO.com. Pamje nga “Etno Fest” 2026. Foto: KALLXO.com. Pamje nga “Etno Fest” 2026. Foto: KALLXO.com. Pamje nga “Etno Fest” 2026. Foto: KALLXO.com.
