Gazetari turk: Salah arrin marrëveshje me Trabzonsporin

0%

Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu raporton se Mohamed Salah ka arritur marrëveshje personale me Trabzonsporin. Futbollisti egjiptian pritet të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me skuadrën nga Superliga e Turqisë. Salah është lojtar i lirë dhe momentalisht është duke kaluar pushimet në Greqi.

Por, agjentët e tij janë në aksion duke kërkuar klubin e ri dhe siç duket do të jetë, Trabzonspori. Kujtojmë që te skuadra turke luan edhe lojtari shqiptar, Ernest Muçi.

Burimi: Bota Sot