Don Xhoni për incidentin me fansin në koncert: Ishte i gabuar, kërkoj

0%

Reperi Don Xhoni ka reaguar publikisht pas incidentit që ndodhi gjatë koncertit të tij në Gjakovë, ku pati një përballje me një person nga publiku. Përmes një postimi në InstaStory, ai pranoi se reagimi i tij ishte i gabuar dhe u kërkoi falje personit të përfshirë në ngjarje.

“Dje n’Gjakovë, gjatë performancës e pata ni reagim t’gabum ndaj ni personi n’publik, pas ni gjesti plot t’pahijshëm n’moment drejt meje”. Foto: Instagram “Pavarësisht çka ka ndodh, reagimi jem nuk u ka hije i duhuni edhe për këta kërkoj falje. Respekt për krejt ata që kanë ardh aty edhe që gjithmonë m’kanë përkrah”, ka shkruar Don Xhoni.

Reagimi i reperit vjen pasi videoja e incidentit u përhap në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga publiku. Don Xhoni përballet me një moment tensioni me një fans gjatë koncertit, por vazhdon performancën Me mesazhin e tij, ai pranoi se nuk e menaxhoi situatën në mënyrën e duhur dhe shprehu mirënjohje për fansat që vazhdojnë ta mbështesin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I njëjti po vazhdon të jetë në çdo qytet të Kosovës, me koncerte plot.

Burimi: Telegrafi